Botë
ShBA akuzon Rusinë për vrasjen e ushtarëve sirianë
08.12.2015 12:31
Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se nga bombat e Rusisë, e jo nga sulmet ajrore amerikane, janë vrarë ushtarët e regjimit të Sirisë në pjesën lindore të këtij vendi...

Siria e ka akuzuar dje koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër militantëve të “Shtetit Islamik”, se e kishte marrë në shënjestër një kamp ushtarak në provincën Deir al-Zour, duke i vrarë tre ushtarë dhe plagosur 13 të tjerë.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, po ashtu, i është referuar koalicionit për sulmet ajrore, por zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se përgjegjëse ishte Rusia.
Shtetet e Bashkuara rregullisht e kanë akuzuar Rusinë se po përdorë bomba më pak precize se ato që përdoren nga koalicioni.
