Botë

Moskë, nga eksplodimi në stacion 5 persona të lënduar

08.12.2015 12:33

Zyrtarët rusë thonë se nga një pajisje e vogël eksploduese, në një stacion të autobusëve, në pjesën qendrore të Moskës janë lënduar pesë persona...

Ky shpërthim ndodhi mbrëmë vonë në rrugën Pokrovka, në të cilën gjenden shumë kafene dhe restorante.

Policia ruse i ka hedhur poshtë sugjerimet se eksplodimi ishte pasojë e sulmit terrorist, duke thënë se për këtë rast janë hapur “hetime për huliganizëm”.