Në Negotinë zbulohen migrantë ilegalë nga Irani
08.12.2015 13:20
Në automjetin "Folksvagen Sharan" me targa të Shkupit dje rreth orës 13 në autostradën te vendi Negotinë janë zbuluar 12 migrantë ilegalë nga Irani...

Siç kumtoi MPB-ja, migrantët janë dërguar në stacionin policor Negotinë dhe do të vendosen në Qendrën për pranim të të huajve, ndërsa shoferi dhe automjeti janë në kërkim pasi ai, edhe krahas paralajmërimit të policisë, ka ikur.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit. (mia.mk)
