Maqedoni

Janë dhënë 3.851 vërtetime për qëllim për parashtrimin e kërkesës për azil

08.12.2015 13:20

Gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit 3.851 shtetasve të huaj...

Gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit 3.851 shtetasve të huaj prej të cilëve 1.595 të gjinisë mashkullore, 756 të gjinisë femërore, 1.264 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 236 fëmijë të cilët ushëtojnë pa prindër, kumtoi MPB.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë, 1.622, Afganistanit, 1.148 dhe Irakut, 1.081.
 
Nga 19 qershori e deri më 7 dhjetor të vitit 2015 janë lëshuar gjithsej 317.507 shtetasve të huaj prej të cilëve 179.658 të gjinisë mashkullore, 50.637 gjinisë femërore, 69.889 fëmijë të cilët e shoqërojnë barëtsin e vërtetimit dhe 17.323 fëmijë të cilët ushëtojnë pa prindër. Sipas shtetësisë, më të numërt janë shtetasit e Sirisë, 185.121, më pas shtetasve nga Afganistani 765.653, nga Iraku 34.292), Irani 6.231, Pakistani 5.416, nga Palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, Maroku 1.317, Kongo 514, nga Algjeria 453, Libani 434, Nigeria 279, derisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në sektorin për azil në 24 orët e fundit është shtruar  kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak.
 
Nga fillimi i lëshimit të vërtetimeve deri më 07.12.2015 deri te Sektori ppr auil janë parashtruar 83 kërkesa të tilla prej të cilëve 55 janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin,  tre nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit./mia