Maqedoni

Grabitet posta në fshatin Zhvan

08.12.2015 13:23

Gjithsej 104.500 denarë janë marrë nga posta në fshatin Zhvan, Demir Hisar, kumtoi policia...

Vjedhja ka ndodhur mes 5 dhe 7 dhjetor të këtij viti pasi një person i panjohur me përdorimin e fuqisë fizike dhe me një vegël me dhunë e ka hapur derën hyrëse, e pastaj, po ashtu me vegël e ka hapur kasafortën nga metali, prej ku i ka marrë paratë, pas çka e ka braktisur vendin e ngjarjes.
 
Po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit./mia