Padi penale për dy plaçkitës nga Shkupi

08.12.2015 13:29

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup shtroi padi penale kundër L.J. (22) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer tri vepra penale, prej të cilave dy vepra penale "plaçkitje" dhe një vepër penale "sulm ndaj një personi zyrtar të sigurimit" dhe kundër V.P. (34) nga Shkupi për shkak se ekzistojnë dyshime se ka kryer dy vepra penale "plaçkitje" me ç'rast kanë fituar dobi pronësore prej rreth 15.050 denarë...

Gjykatësi në një procedurë paraprake të paditurve u ka përcaktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Veprën e parë penale "plaçkitje", siç njofton policia e kanë kryer më 28 nëntor të këtij viti rreth orës 02:30, me ç'rast në Tobako "Tomi", L.J. duke e kanosur të punësuarin ia ka kërkuar paratë dhe e kanë marrë sirtarin nga arka regjistruese në të cilën ka pasur 9.000 denarë dhe tre steka cigare "Bos klasik" dhe e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Veprën e dytë penale "plaçkitje" e kanë kryer me datën 4 të këtij muaji rreth orës 04:20 në Tobako "Ekstra Kofi" në rr. "Filipi i Dytë i Maqedonisë" me ç'rast e kanë kanosur të punësuarën për t'iu dhënë paratë por ajo ka refuzuar dhe me këtë rast kanë vjedhur mbajtësen e kutive me cigare. Gjatë arratisje njëri prej plaçkitësve është kapur nga policia ndërsa tjetri nga Njësiti Alfa.

Në bazë të urdhrit gjyqësor nga gjykatësi në procedurë paraprake është kryer bastisje në shtëpinë e autorëve me ç'rast janë gjetur gjësende nga vepra penale plaçkitje të cilën e kanë realizuar në fund të muajit të kaluar.

Kundër L.J. paraprakisht janë shtruar katër padi penale për katër vepra të kryera penale prej të cilave dy vepra penale "marrje e automjetit motorik" dhe dy vepra penale "rrezikimin e sigurisë në komunikacion", ndërsa kundër V.P. janë shtruar tre padi penale për tre vepra të kryera penale "falsifikimin e parave", falsifikimin e dokumenteve" dhe plaçkitje e rëndë". (mia.mk)