Botë

Portugali, tre të rinj humbin jetën, goditen nga treni derisa shkruanin grafite

08.12.2015 15:15

Tre të rinj humbën jetën gjatë natës në Aguas Santas në Portugali pasi u goditën nga një tren në lëvizje...

Sipas dëshmitarëve, ata po bënin grafite në vagonët e një treni të ndalur, kur u goditën nga treni që lëvizte në drejtimin e kundërt.
 
“Policia tha se dy prej tyre u goditën drejtpërdrejt nga treni dhe i treti pak më lehtë, por mjaftueshëm sa për të mos mbijetuar. Disa thanë se ka pasur edhe një të ri të tretë, por ai arriti të largohet në kohë. Ai i ka tërhequr nga shinat të tjerët që po vizatonin grafite në vagonët e trenave aty”- deklaroi banori lokal, Helio Moreira.
 
“Ne konfirmuam aksidentin dhe për fat të mirë nuk kishte viktima të tjera”- tha zjarrfikësi, Amadeu Costaz.
 
Shërbimi i trenave u pezullua në këtë zonë dhe u ridrejtua në stacionet e zonës përreth. 
 
GAZMEND KURTISHI