Maqedoni

Konferencë rajonale, marrëdhëniet me publikun në fokus

08.12.2015 15:41

Përfaqësues të vendeve të rajonit të NATO-s dhe Qendrës Rajonale për Operacione Paqësore me seli në Sarajevë dhe Qendrës për Bashkëpunim në Siguri...

Përfaqësues të vendeve të rajonit të NATO-s dhe Qendrës Rajonale për Operacione Paqësore me seli në Sarajevë dhe Qendrës për Bashkëpunim në Siguri me seli në Zagreb kanë filluar konferencën rajonale dyditore në Shkup, e cila në fokus ka marrëdhëniet me publikun.
 
Ky aktivitet do të sigurojë një platformë të forcuar të bashkëpunimit rajonal në fushën e marrëdhënieve me publikun, tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. Sipas tij, sot rajoni ka më shumë se kurrë nevojë për një bashkëpunim të tillë. 
 
“Sot, si asnjëherë më parë, përballemi me nevojën për bashkëpunim dhe shkëmbim preciz dhe me kohë të informatave. Kjo drejtpërdrejt na shpie në rëndësinë për një bashkëpunim rajonal në fushën e marrëdhënieve me publikun, si një pjesë integrale e një bashkëpunimi të përgjithshëm në fushën e sigurisë. Bashkëpunimi juaj dhe koordinimi në fushën e marrëdhënieve me publikun do të krijojë një rrjet i cili do të jetë i dobishëm për përpjekjet tona nacionale dhe rajonale, si për siguri dhe stabilitet të përforcuar”- deklaroi ministri  i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
 
Norvegjia do të mbështesë reformat në mbrojtje, ndërsa prania e përfaqësuesve të rajonit përbën çelësin kryesor të bashkëpunimit, tha atasheu i Mbretërisë norvegjeze, Tore Anderson.
 
“Norvegjia është e interesuar që të mbështesë reformat në sektorin e mbrojtjes në rajon, ajo që i duhet vendit dhe rajonit shumë e më shumë. Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun është e një rëndësie të veçantë për Mbretërinë norvegjeze, duke pasur parasysh politikat norvegjeze për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal”- tha atasheu i Norvegjisë, Tore Anderson.
 
Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun është e vetmja partnere e NATO-s për trajnimin dhe edukimin në Maqedoni, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve me publikun.
 
Konferencën rajonale për marrëdhënie me publikun Ministria e Mbrojtjes po e zhvillon në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë.
 
NAIM RAMADANI