Maqedoni
Popovski takoi komisarin Han, biseduan për zhvillimet e fundi në Maqedoni
08.12.2015 16:08
Dialogu politik, masat për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinës, si dhe prioritetet mbi reformat në vend kanë qenë temë e bisedimeve mes eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hahn...
Dialogu politik, masat për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinës, si dhe prioritetet mbi reformat në vend kanë qenë temë e bisedimeve mes eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hahn, dhe ministrit të Jashtëm, Nikolla Poposki.
Mendoj se me atë që kemi arritur deri më tani, kemi befasuar shumë persona në Bruksel dhe me këtë do t’ia lehtësojmë punën edhe Komisionit Evropian, i cili edhe këtë vit rekomandoi se është koha për t’i filluar bisedimet.
Jemi në rrugën e duhur për t’i realizuar reformat dhe në këtë moment të gjithë janë të koncentruar në realizimin e zgjedhjeve parlamentare të prillit, deklaron Popovski.
“Me komisarin Hahn biseduam hapur dhe besoj se ai qëndron në vlerësimin se Komisioni Evropian dëshiron të shohë përparim nga ngjarjet në Maqedoni, e cila nënkupton implementim të suksesshëm të prioriteteve për afat të shkurtër, si dhe realizim të zgjedhjeve parlamentare me qëllim që të kemi përkrahje të fuqishme nga vendet anëtare për fillimin e bisedimeve për integrim në BE”- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski.
Hahn gjithashtu ka biseduar me ministrin Poposki për formimin sa më të shpejtë të përbërjes së KShZ-së, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje evropiane mbi situatën me media, sepse, sipas bashkëfolësve, Maqedonia është e obliguar si në sferat tjera ashtu edhe në çështjen me media të miratojë ligj në pajtueshmëri me legjislacionin evropian.
Me eurokomisarin Hahn ministri Popovski ka biseduar edhe për situatën me emigrantët, të cilët kanë përshëndetur vendimin për angazhimin e pjesëtarëve të Agjencisë Evropiane për Menaxhim dhe Bashkëpunimin Operativ të Kufijve të Jashtëm të BE-së, “Fronteks”, që si rrjedhojë ka përmirësuar komunikimin me autoritetet greke lidhur me kanalizimin e emigrantëve.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
