Maqedoni

Përplasje LSDM-VMRO rreth ndotjes së ajrit, PRDM: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

08.12.2015 18:08

Niveli i lartë i ndotjes ka përplasur sot partitë e bllokut maqedonas, VMRO-DPMNE dhe LSDM...

Nga kjo e fundit kanë alarmuar se stacionet matëse prej disa ditësh po tregojnë nivel të lartë të ndotjes deri në 8 herë mbi atë që është e lejuar dhe për këtë ka bërë fajtore qeverinë, nga e cila kërkon të merren masa për uljen e ndotjes.
 
Por, nga VMRO e shohin reagimin e LSDM-së si tentim për të manipuluar me opinionin, ndërsa kanë theksuar marrjen e një sërë masash. 
 
Lidhur me nivelin e lartë të ndotjes ka reaguar edhe Partia për Ripërtëritjen Demokratike të Maqedonisë, duke kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
 
“Ministria e Ambientit Jetësor, e cila është e obliguar të kujdeset për implementimin e ligjeve për ambientin jetësor, le të zgjohet nga gjumi dimëror që e ka kapluar dhe t’i propozojë Qeverisë masa urgjente mbi ndotjen e ajrit, sepse kjo është puna e saj”- deklaroi zëdhënësja e RDM-së, Maja Moracanin.
 
Lidhur me nivelin e lartë të ndotjes kanë reaguar edhe nga Partia Liberal-demokrate.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI