Botë

Pistorius në liri me kusht, dorëzani për 700 dollarë

08.12.2015 20:01

Oscar Pistoriusit i është dhënë lirimi me kusht me një dorëzani prej vetëm 700 dollarësh...

Gjykatësja Audrey Ledwaba e argumentoi vendimin me faktin se atleti paraolimpik nuk ka rrezik që të largohet.
 
Pistorious ka ndërmend të apelojë dënimin e tij për vrasjen e të dashurës Reeva Steenkamp në 2013-tës, për të cilin rrezikon të paktën 15 vjet heqje lirie. Atleti mund të qëndrojë përgjatë kësaj kohe në shtëpinë e xhaxhait të tij, dhe do të gjurmohet elektronikisht./Top Channel