Maqedoni
Mot mi në Maqedoni e diell, mjegulla dhe vranësira të vogla
09.12.2015 09:07
Moti në Maqedoni në viset më të larta dhe male do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare si dhe erë të dobët deri në mesatare nga veriperëndimi...

Në luginat do të vazhdojë të jetë me mjegull veçanërisht në pjesën e poshtme të Vardarit dhe në Pellagoni. Nga fundi i ditës pritet përforcim i erës nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në katër ndërsa e ditës prej nëntë deri në 15 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me mjegull dhe i qetë, ndërsa nga mesi i ditës do të ketë pastrim të mjegullave. Nga fundi i ditës do të ketë përforcim të erës nga veriu.
Temperaturat e mëngjesit do të ulen në minus dy, ndërsa e ditës do të ngjitet në gjashtë gradë.
Të enjten dhe të premten do të ketë rritje të vranësirave, por do të fryjë erë mesatare veriore e cila do të shpërndajë mjegullën.
Gjatë fundjavës, megjithatë, do të mbizotërojë mot me diell dhe pak më i ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri në mesatare.
