Maqedoni
Në 17 aksidente rrugore për dy ditë në Shkup, 12 persona të lënduar
09.12.2015 09:35
Gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 17 aksidente komunikacioni...

Më 7 dhjetor, policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente komunikacioni. Prej tyre, tre janë me pasoja dëme materiale dhe gjashtë janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë marrë shtatë persona, prej tyre dy shoferë të automjetit motorik, tre këmbësorë, një çiklist dhe një shofer i traktorit.
Dje, 8 dhjetor, policia e komunikacionit ka kryer ekspertizën në gjithsej tetë aksidente rrugore. Prej tyre pesë me pasojë të dëmit material dhe dy me pasojë të lëndimeve trupore në të cilat lëndime trupore kanë marrë tre shoferë të automjetit motorik dhe një bashkudhëtar.
Ka ndodhur edhe një aksident i rëndë me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në rr. "1" në Kondovë në orën 12:30 minuta në të cilën kanë marrë pjesë automjeti i markës "Volksvagen shara" me targa të Shkupit i drejtuar nga qytetar i Shkupit dhe një këmbësor, qytetar i Shkupit. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori i cili ishte dërguar në spital ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.
Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SHF "Jan Amos Komenski" e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit me nxënësit e klasës së dytë.
Sot me fillim në orën 18:00 në QS "Jane Sandanski" në kuadër të Ligës së parë do të luhet ndeshja e basketbollit midis KB MZT Aerodrom dhe KB Kumanovë. Me qëllim të zhvillimit pa pengesa dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv do të ndërmerren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit./mia
