Maqedoni

Ku të drejtohem nëse më humb ndonjë gjë në autobus?

09.12.2015 11:25

Qytetarët shpesh herë vijnë në situatë të harrojnë ose të humbin gjësende të ndryshme nëpër autobusët e NTQ...

Disa prej tyre e din ku ti kërkojnë gjërat e humbura dhe ti gjejnë.
 
Gjërat e humbura zakonisht i dorëzojnë shoferët. Udhëtarët kur gjejnë ndonjë gjë të huajën në autobus, e njoftojnë dhe ia japin shoferit, i cili pas mbarimit të orarit ia dorëzon ekipeve e humbur-e gjetur.
 
Nëse udhëtari humb dicka duhet të paraqitet tek ekipet e humbur-e gjetur dh eta përshkruaj atë që e ka humbur. Nëse gjëja gjehet, vjen në hapsirat e ekipeve në fjalë dhe mund ta marr, në të kundërtën i jep të dhënat për kontakt me të nëse gjëja e humbur gjehet më vonë.
 
Zyrat e ekipeve e humbur-e gjetur, gjendet në Autokomandë në bulevardin Aleksandar Makedonski numër 10, tek NTQ. Hapsirat janë hapur qysh para pesë vitesh. Gjërat e gjetura ruhen 60 ditë nga dita e gjetjes në këtë direkcion. Zyra për marrjen e gjërave është e hapur cdo ditë pune nga ora 7 deri në orën 15./lajm