Pa ujë disa fshatra të Shkupit dhe një pjesë e komunës Gjorçe Petrov
09.12.2015 14:13
Pa ujë nesër prej orës 9 do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave Shishovë, Matkë e Epërme dhe e Poshtme, Gllumovë, Gërçec, Krushopek, Harnaqi, zona e lartë në lagjen Deksion në Gjorqe Petrov, rrugët 4 Korriku dhe Gjerijatria...

Siç kumtuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në Sistemin elektrik nga ana e EVN me ç'rast pa furnizim me energji elektrike do të mbetet edhe pompa e benzinës Saraj. Ndërprerja do të jetë deri në sanimin e defektit. (mia.mk)
