Ministri Poposki më 17 dhjetor për vizitë në Athinë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki më 17 dhjetor do ta vizitojë Athinën...

Kjo është vizita e parë bilaterale e Poposkit në Athinë, ndërsa për herë të fundit në kryeqytetin grek ka qëndruar në prill të vitit të kaluar, kur mori pjesë në takimin joformal ministror të BE-së, Gimnih, gjatë kryesimit grek me BE-në.
Koxias e vizitoi Maqedoninë në qershor të këtij viti, në kuadër të turneut në disa kryeqytete të Ballkanit Perëndimor. Ai realizoi takime me kreun shtetëror, me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me ministrin Poposki.
Maqedonia dhe Greqia për momentin janë duke folur për masat për ndërtimin e besimit midis dy vendeve, të cilat janë dakorduar para disa muajve. Pas bisedimve të fundit midis përfaqësuesve grekë dhe të Maqedonisë, MPJ greke kumtoi se bisedimet janë mbajtur në atmosferë miqësore dhe konstruktive, ndërsa është diskutuar midis tjerash, për konsultimet politike midis dy ministrive, dialogun bilateral për çështje të sferës së BE-së, bashkëpunimit në kuadër të IPA 2, TAIEKS dhe programeve Tuining, bashkëpunimit universitar, lidhshmërisë, menaxhimit me kufirin, migrimin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në takim është vendosur që raundi i radhës i bisedimeve për ndërtimin e masave për besim të mbahet në Shkup deri në fund të këtij viti. Gjithashtu, është dakorduar që në Shkup të mbahet edhe raundi i parë i konsultimeve politike midis dy ministrive. (mia.mk)
