Ndotja në nivele alarmante, gjendje e jashtëzakonshme ndoshta javën që vjen

09.12.2015 14:35

Edhe mbrëmë ndotja e ajrit ishte në nivele alarmante...

Por, kompetentët vlerësojnë se vetëm javën që vjen do të diskutojnë nëse ka nevojë apo jo për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse merret një vendim i tillë, do të duhej të reduktohej orari i punës së shkollave dhe çerdheve.

Nga Instituti i Shëndetit Publik apelojnë që qytetarët të bëjnë kujdes e të reduktojnë daljet e panevojshme në ajër të ndotur, ndërsa punonjësve në sektorin ndërtimor dhe personave me sëmundje kronike të marrin medikamente me rezervë dhe mundësisht të vendosin maska mbrojtëse.    

"Me siguri do të duhet të merren masa alarmuese urgjente. Grupi intersektorial javën e ardhshme do diskutojë për masat e ardhshme dhe për nivelin alarmues të ndotjes së ajrit jo vetëm për pesë, por edhe për dy ditët e fundit. Prania e madhe e mikrogramëve në metër kub tregon se situata është tejet brengosëse”- deklaroi Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.           

Situata kërkon qasje sa më serioze dhe afatgjate në parandalimin e kësaj gjendje, thonë nga ky dikaster.

Në Tetovë, Shkup, Gostivar, Kërçovë dhe Manastir pa ndërprerë për pesë ditë me radhë është regjistruar dhjetë herë më shumë prania e grimcave PM.

Një ndër metodat më të përfolura në diskutimet e grupit intersektorial është reduktimi i trafikut rrugor, si mundësi shtesë në parandalimin e ndotjes së ajrit dhe për lëndët djegëse që përdoren nëpër shtëpi, siç janë vajrat e automjeteve, plastikat dhe gomat.

Nga ndotja e ajrit janë shtuar problemet shëndetësore. 30 deri në 40% më shumë pacientë gjatë stinës së dimrit vuajnë nga sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me ndotjen. (Rexhep Qamili, TVM2)