Maqedoni
Plenumi Studentor pro transportit falas, kundër barokut
09.12.2015 16:01
Paralajmërimet e kreut të ekzekutivit për transport falas nga janari për të gjithë studentët e universiteteve shtetërore janë mirëpritur nga Plenumi Studentor...

Por, gjithsesi, studentët bënë vërejtje për kohën në të cilën merret ky vendim. Sipas tyre, i njëjti duhej të merrej që në tetor, pasi tani të lë të dyshosh meqë është periudhë parazgjedhjeve.
“Mund të themi se kjo iniciativë është e mirëseardhur në një vend si Maqedonia, ku 50% e të rinjve janë të papunë dhe kjo është një lehtësim në jetën studentore. Por, megjithatë duhet ta komentojnë kohën që është paralajmëruar, mendojmë se është një keqpërdorim për qëllime parazgjedhore”- deklaroi Darko Milinovski nga Plenumi Studentor.
Nga ky plenum, ndërkohë, janë shprehur kundër ndërtesave të reja të UShKM-së në stilin barok, të cilat janë paralajmëruar se do të ndërtohen në kompleksin e fakulteteve.
REJHANE BUSHI-METAJ
