Botë
Tragjedi në Greqi, mbyten 11 emigrantë, 5 prej tyre fëmijë
09.12.2015 16:04
Në Greqi janë rikthyer sërish tragjeditë e emigrantëve. 11 refugjatë, 5 prej të cilëve fëmijë, humbën jetën, pasi varka e tyre prej druri u mbyt...

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, në afërsi të ishullit Farmakonisi. Trupat e shpëtimit kanë nxjerrë 26 të mbijetuar, ndërkohë vazhdojnë kërkimet për 13 refugjatë që rezultojnë të zhdukur.
Fëmijët të cilët u shpëtuan janë transportuar me helikopter në spital.
