Eliminohet Manchester Utd! Shou i Ronaldos

09.12.2015 16:14

Djajtë e kuq u munden 3 me 2 pas një ndeshje spektakolare ne gjermani nga Wolfsburg, duke zbritur ne vendin e trete pas krahëve te PSV, rezultat qe i çon ne Uefa Europa League qe vështirë se mund te quhet ngushëllim për skuadrën e Van Gal...

Anglezet kaluan te paret ne avantazh me Martial, por brenda pjesës se parë Wolfsburg përmbysi gjithçka me gola te Naldos dhe Vierinjas.

Djajtë e kuq u futen serish ne loje pas autogolit te Guivaluzhit ne minutën e 82, por 2 minuta me pas Naldo vulosi dështimin e skuadrës se Man.

United dhe suksesin historik te gjermaneve qe e mbyllin grupin B ne vendin e pare me 12 pike, 2 me shume sesa holandezet e Psv Eint’hoven qe siguruan kualifikimin fale nje suksesi shtëpiak 2 me 1 kundër CSKa Moske, me jo pak vështirësi, pasi goli i kualifikimit u shënua vetëm ne minutën e 86 nga Proeper.

Befasi ne garën per vendin e pare edhe ne grupin D, ku Juventus humbi kryesimin pasi u mund 1 me 0 ne Ramon Sancez Pizuan nga Sevilla.

Goli vendimtar i spanjolleve u shënua ne minutën e 65 nga Fernando Jorente ish-lojtar i kampioneve te Italisë. Spanjollet i kane bere nje nder edhe vetes, pasi siguruan vendin e trete qe i çon ne Europa lige.

Vendi i pare ne grupin D u sigurua nga Manchester City fale nje fitore spektakolare 4 me 2 ne shtëpi ndaj Borusia Mynshengladbah.

Gjermanet përmbysen fillimisht golin e Silvas fale frealzimkeve te Korb dhe Rafael ne pjesën e pare, por fraksioni i dyte ishte fantastik për anglezet të cilët shënuan tre here falë dopeites se Sterlin G dhe golit te Boni.

Juventus tashme rrezikon shume të gjeje ne 1 te 16 rivale si Real Madrid, Barcelona apo Bayern Mynih.

Ne grupin A, Reali i Madridit e mbylli me nje rezultat tenistik 8 me 0 kunder Malmo fushatën e ndeshjeve ne grupe. Kristiano Ronaldo thelloi rekordin personal te golave te shënuar ne Uefa Champions Lige, duke realizuar 4 here kundër suedezeve. Benzema gjithashtu realizoi nje tripelete, ndërsa nje gol u shënua nga Kovacic.

Psg e vendit te dyte mposhti 2 me 0 Shaktjor Donjekc me gola te Lukas Moura dhe Ibrahimovic.

Ne grupin dueli për vendin e pare mes Benfikes dhe Atletiko Madrid shkoi per spanjollet, te cilët fituan ndeshjen direkte ne Lisbone 1 me 2. Duke e mbyllur grupin me 3 pike me shume sesa portugezet. Nigez dhe Vieto ishin autore golash per madrilenet, ndërsa per Benfiken shkurtoi Mitroglu.