Maqedoni

Neziri në Kërçovë, prioritet tërheqja e investimeve të huaja në ZLEK

09.12.2015 16:34

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, vizitoi Zonën e Lirë Ekonomike të Kërçovës, me ç’rast u njoftua me zhvillimet në kompaninë KSS...

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, vizitoi Zonën e Lirë Ekonomike të Kërçovës, me ç’rast u njoftua me zhvillimet në kompaninë KSS, e cila më 5 janar të vitit që vjen do të fillojë veprimtarinë duke mundësuar edhe punësime të reja që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kërçovës.
 
Ministri Neziri njoftoi gjithashtu se interesimi për investime të reja në zonat ekonomike të vendit po rritet ndërkohë që drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Visa Fida, bëri të ditur se interesimin e tyre për investime e kanë shprehur  4 kompani të huaja, të cilat do të investojnë në Zonën Ekonomike të Tetovës, Kërçovës apo Strugës.
 
Paraprakisht, ministri Neziri, i shoqëruar nga funksionarë të tjerë të BDI-së, u takua me kreun e Kërçovës, Fatmir Deharin, me të cilin bisedoi për investimet e huaja dhe prioritetet e funksionimit të zonave ekonomike të cilat do të sjellin edhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Kërçovës.
 
SHABAN DALIPI