OJQ-të për korrupsionin: Po shkatërron integritetin e institucioneve

09.12.2015 16:53

Shoqatat joqeveritare kërkojnë nga Prokuroria Publike dhe Prokuroria Speciale e RM-së që të merren me dyshimet për korrupsion të nivelit të lartë...

Ata kërkojnë transparencë më të madhe për shkak se, sipas tyre, opinioni ka nevojë që të jetë i informuar. Kjo u tha me rastin e Ditës për Luftë Kundër Korrupsionit, në të cilën këto shoqata iu bashkuan kampanjës globale të KB-së nën moton “Ta ndalojmë zinxhirin kundër korrupsionit”. 

“Korrupsioni i nivelit të lartë i kërcënohet të shkatërrojë integritetin e këtyre dy institucioneve. Prej këtu ne bëjmë thirrje për aktivitet maksimal, transparencë dhe llogaridhënie të këtyre dy institucioneve, për shkak se opinioni ka të drejtën të jetë i informuar. Edhe përkundër themelimit të Prokurorisë Speciale, autorizimet ligjore të Prokurorisë Publike dhe Prokurorisë për Ndjekje Penale për Krim të Organizuar dhe Korrupsion paraqesin qëndrim proaktiv rreth veprave penale të cilat përfshijnë korrupsionin, por nuk do të jenë lëndë të Prokurorisë Speciale”- deklaroi Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci.

Në Ditën Kundër Korrupsionit u prezantua programi aksionar për parandalim të korrupsionit për vitet 2016-2019.

“Do të bëhet prezantimi i caqeve strategjike të programit të ri, i cili përbëhet prej 5 qëllimeve strategjike nga 5 sfera të ndryshme. Ato janë: themeli i integritetit të institucioneve, përforcimi i kapaciteteve gjyqësore, bashkëpunimi me shoqatat joqeveritare dhe mediat, si dhe me institucionet tjera relevante”- tha kryetari i KShPK-së, Goran Milenkov.

Gjithashtu nga ky institucion vlerësojnë se janë realizuar pothuajse të gjitha planet dhe aktivitetet për parandalim të korrupsionit. (Ersan Pajaziti, TVM2)