Ekonomi

Këshilli i Investuesve të Huaj: Kush do të bëjë biznes, nuk trembet nga krizat

09.12.2015 17:35

Ekonomia e Maqedonisë është në rrugë të mirë dhe po ecën përpara edhe krahas të dhënave që gjatë 6 muajve të kaluara ka shënuar rënie të vogël dhe kjo për shkak të krizës politike në vend dhe krizës me refugjatët sirianë...

Ky është vlerësimi të cilin sot e dhanë Këshilli i Investuesve të Huaj në kuadër të Oden Ekonomike të Maqedonisë. 
 
“Është naive të mendojmë se kriza politike nuk po ndikon, posaçërisht në sektorin privat. Megjithatë, ai që ka vendosur të bëjë biznes këtu nuk do të dorëzohet për arsye se përveç atyre politike, ai i ka parashikuar të gjithë faktorët e tjerë”- deklaroi kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj-OEM, Shtefan Porter.
 
Për përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore janë të mirëseardhura politikat të cilat motivojnë rritje të përshpejtuar ekonomike për vitet e ardhshme, të cilat do të sjellin hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas tij, projeksionet e Bankës Botërore për vitin 2015 janë 3.2 %, që është një rritje solide në kuadër të rajonit. 
 
BESIM ABDULLAI