Idomeni, arrestohen 10 refugjatë, lirohet linja hekurudhore Greqi-Maqedoni
Është liruar më në fund linja hekurudhore mes Maqedonisë dhe Greqisë...

Policia greke ka arrestuar sot 10 emigrantë në Idomeni, të cilët protestonin meqë u ndalohej hyrja në Maqedoni.
Të arrestuarit, të cilët janë me kombësi të ndryshme, po mbahen në stacionin policor në Idomeni, njofton Agjencia Shtetërore e Lajmeve ANA¬MPA. Hekurudha është hapur dhe sipas burimeve të Agjencisë, nëpër Indomeni pritet të kalojë një tren transportues nga Maqedonia.
Në zonën tampon mes Greqisë dhe Maqedonisë gjendja është e njëjtë. Refugjatët presin t’u lejohet kalimi transit përmes Maqedonisë, por policia greke, sipas marrëveshjes së vendeve të BE-së, po i transporton ata drejt Athinës me autobusë, për t’i riatdhesuar. 14 autobusë me emigrantë ekonomik janë nisur nga Idomeni drejt Athinës.
