Maqedoni
Mjegull në rrethinën e Gostivarit, Gjavatës dhe Kullës
09.12.2015 19:48
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 20 metra ka në rrethinën e Gostivarit, ndërsa në Resnjë, Gjavatë dhe Kullë dukshmëria është prej 50 deri 60 metra, kumtoi LAMM...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë dhe Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të shpeshta të dheut./Mia
