Botë
Rusia përforcon bazën ajrore në Armeni, paralajmërim ndaj Ankarasë?
09.12.2015 21:35
Rusia ka stacionuar një numër të madh helikopterësh luftarakë dhe transporti, në një bazë të saj në Armeni, të ndodhur shumë pranë kufirit me Turqinë...

Lëvizja e Moskës vjen në mesin e një përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve mes dy vendeve, pas rrëzimit të avionit rus nga “F16”-tat turq.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se, dërgimi i helikopterëve kishte për qëllim forcimin e bazës ushtarake të Erebunit, ku deri më tani janë dislokuar 7 helikopterë “MI-24” dhe “MI-8”, e para fundit të viti pritet të mbërrijnë edhe të tjerë.
Zyrtarisht, dërgimi i helikopterëve është bërë për mbrojtje nga ndonjë shtim i mundshëm tensionesh me Azerbajxhanin fqinj, por afërsia e tyre me kufirin turk mund të shihet fare mirë edhe si paralajmërim ndaj Ankarasë./Top Channel
