Maqedoni

Projekt për zvogëlimin e CO2 nga automobilat

10.12.2015 09:11

Në Shkup sot do të shënohet fillimi i projektit, qëllimi i së cilit është zvogëlimi i emisioneve të CO2 nga automobilat në Maqedoni...

Projekti është titulluar "Stabilizim i emisioneve të gazrave të qelqtë nga qarkullimi rrugor përmes zvogëlimit të dyfishtë të konsumit të karburantit: zbatim rajonal i nismës globale për ekonomi të karburantit" dhe duhet të kontribuojë drejt zvogëlimit të emisioneve të CO2 nga ana e sektorit transportues (automjetet e lehta) në Maqedoni përmes përpunimit të politikave për ekonomi të karburantit.
 
Në ngjarje është paralajmëruar fjalim i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.
 
Projekti zbatohet nga UNEP-GEF në bashkëpunim me Qendrën rajonale për mjedis jetësor - Zyra në Maqedoni, ndërsa shfrytëzuesi kryesor është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila së bashku me rafinerinë OKTA e ka siguruar bashkëfinancimin nacional të projekteve./mia