Maqedoni

Konferencë ndërkombëtare "Mediat dhe të drejtat e njeriut"

10.12.2015 09:22

Me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Instituti për gazetari, media dhe komunikime, në kuadër të Fakultetit "Justiniani i parë"...

Me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Instituti për gazetari, media dhe komunikime, në kuadër të Fakultetit "Justiniani i parë" në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, organizon Konferencë ndërkombëtare me temë "Mediat dhe të drejtat e njeriut".
 
Qëllimi i konferencës është të mundësojë këmbim mendimesh dhe prezentimin e rezultateve hulumtuese në këtë temë esenciale për mediat dhe të drejtat e njeriut, ndërsa me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë.
 
Në hapjen e konferencës do të mbajnë fjalim dekani i Fakultetit Juridik prof.dr. Borçe Davitkovski dhe ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli./mia