Maqedoni
Kuvendi do ta mbajë seancën e 82-të dhe do ta vazhdojë seancën e 74-të
10.12.2015 09:30
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 82-të, ndërsa pas përfundimit të saj deputetët do të vazhdojnë...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 82-të, ndërsa pas përfundimit të saj deputetët do të vazhdojnë me pikat e rendit të ditës nga seanca e 74-t.
Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huajt, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale, i parashtruar nga deputetët Aleksandar Nikolloski, Dragan Cuklev dhe Rexhail Ismaili, janë në rend dite të seancës së 82-të.
Pas përfundimit të kësaj seance është paralajmëruar edhe vazhdimi i seancës së 74-t në të cilën duhet të vazhdojë debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për libra për arsim fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, Propozim ligji për probacion, plotësimi i Ligjit për siguri në komunikacion rrugor, ndryshimet e Ligjit për libra për arsimin fillor dhe të mesëm, i parashtruar nga deputeti Enes Ibrahimi dhe Propozim ligji për amnisti i parashtruar nga Pavle Trajanov dhe Liljana Popovska, të gjithë në lexim të parë.
Në kuadër të seancës së 74-të deputetët duhet të debatojnë edhe për Informacionin për ndotjen enorme të ambientit në Republikën e Maqedonisë, të parashtruar nga deputetët e opozitës./mia
