Maqedoni

Seancë e Asamblesë Parlamentare në Dimension parlamentar të IQE-së

10.12.2015 09:46

Kriza e migrimit si problem global dhe lidhshmëria e ndërsjellë në BE, janë temat për të cilat sot në Parlamentin e Maqedonisë...

Kriza e migrimit si problem global dhe lidhshmëria e ndërsjellë në BE, janë temat për të cilat sot në Parlamentin e Maqedonisë do të debatohet në kuadër të Seancës së Asamblesë Parlamentare në Dimension parlamentar të Iniciativës Qendrore-Evropiane (IQE).
 
Fjalime hyrëse në seancë do të kenë kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, zëvendës-sekretari ndihmës i IQE Erik Cernovic, Juliana Siljanovska, kryetar i DP-së së IQE-së dhe Draganço Apostolski zëvendës-koordinues kombëtar i IQE-së.
 
"Kriza e migrimit si problem dhe sfidë globale, sa është reale vetëm zgjidhja rajonale? (Evropa, IQE dhe Ballkani Perëndimor)" do të jatë në fokus të pjesës së parë të takimit, për të cilin si folës janë paralajmëruar ministri i Punëve të Brendshme i RM-së Oliver Spasovski dhe kryetarja e Komisionit kuvendor për çështje evropiane Ermira Mehmeti.
 
Ministri i transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski dhe shefja e zyrës rezidente të BERZH-it në Republikën e Maqedonisë Anka Joana Jonesku para të pranishmëve do të flasin për "Lidhshmërinë e ndërsjellë në BE, me kontekst të veçantë në rajonin e IQE-së".
 
Pritet që seanca të përfundojë me miratimin e Deklaratës përfundimtare.
 
Seanca e Asamblesë Parlamentare të Dimensionit Parlamentar të IQE-së mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Iniciativën./mia