Botë

Në një zjarr të vënë qëllimisht janë shkatërruar ndërtesa banimi me refugjatë në Gjermani

10.12.2015 10:45

Në një zjarr në qytetin gjerman Haide, në veri të Hamburgut, janë shkatërruar disa ndërtesa banimi në të cilat janë akomoduar refugjatë...

Ajencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për zjarr të vënë qëllimisht.
 
Zjarri ka shkatërruar tre ndërtesa në qendër të Haides, qytet me 21.000 banorë në afërsi të bregdetit të Detit Verior.
 
Në inicdent nuk ka të dëmtuar.
 
Në ndërtesa kanë qëndruar 16 persona, duke përfshirë edhe gjashtë refugjatë, të cilët kanë arritur të ikin nga flakët.
 
Asnjë nga tre ndërtesat nuk kanë qenë qartë të dedikuara për akomodim të refugjatëve./mia