Botë

Smogu mbi Pekin pastrohet

10.12.2015 10:51

Ajri mbi Pekin u pastrua nga smogu i dendur, kështu që sot pasdite sipas kohës lokale pritet që autoritetet ta shfuqizojnë...

Ajri mbi Pekin u pastrua nga smogu i dendur, kështu që sot pasdite sipas kohës lokale pritet që autoritetet ta shfuqizojnë nivelin më të lartë "të kuq" të rrezikut nga ndotja, i cili u shpall të martën, lajmëruan mediat kineze .
 
Smogu i dendur dhe i dëmshëm për shëndetin e përfshiu qytetin në fillim të kësaj jave edhe pse sot, për herë të parë pas disa ditësh, banorët e Pekinit mund të shohin qiellin, por ata nuk nxitojnë për të hequr maskat ​​mbrojtëse.
 
Në disa zona urbane diametëri i grimcave prej 2.5 mikrone, të cilat janë të dëmshme për shëndetin, ende janë në nivelin e 32 mikrogramë për metër kub. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqendrimi i tyre nuk duhet të kalojë 25 mikrogramë për metër kub në një ditë të tërë.
 
Zyrtarët në Pekin të martën shpallën nivelin "e kuq" të rrezikut, prandaj u ndalan aktivitetet ndërtimore jashtë dhe u rekomandua që të mbyllen shkollat dhe kopshtet. Autoritetet lokale gjithashtu kufizuan lëvizjen e makinave private në megapolisin me një popullsi prej 22.5 milionë njerëz./mia