Maqedoni

Pa energji elektrike nesër disa lagje të Shkupit

10.12.2015 12:43

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:00 deri në orën 15:00 do të mbesin shfrytëzuesit e lagjeve Jurumleri...

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:00 deri në orën 15:00 do të mbesin shfrytëzuesit e lagjeve Jurumleri, Idrizovë, Burgu "Idrizovë", lagjja Dërma, objektet e Majami, Ana Kom dhe Maklift në komunën e gazi Babës, si dhe shfrytëzuesit e fshatrave Kadino dhe Mralino.
 
Qendra rajonale për menaxhim me kriza informon se nga ora 8:15 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë objektet e bazave të asfaltuara në Rrugën e Kaçanikut, shfrytëzuesit e fshatrave Bllaca e Poshtme dhe e Epërme, vendkalimi kufitar dhe terminali në komunën Çuçer Sandevë, një pjesë e shfrytëzuesve në Volkovë, të locuara drejt fshatit Orman, si dhe shfrytëzuesit e fshatrave Orman dhe Nigishtan.
 
Nga ora 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin "Bllagoj Straçkov" në komunën Qendër, nga ora 9:00 deri në orën 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Klenoec" në komunën e Karposhit, nga ora 9:00 deri në orën 14:30 një pjesë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe një pjesë e Duqanxhikut, nga ora 9:30 deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Partizanski Odredi" gjegjësisht rrugicat nr.4, 5 dhe 6, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 një pjesë e OBM "Zegin" dhe objekte të vogla në këtë rajon./mia