Botë

Në Pire priten rreth 4.500 refugjatë

10.12.2015 13:01

Rreth 4.500 refugjatë sot do të mbërrijnë në portin e Piresë, kumtuan autoritetet greke...

Me feribotin "Ylli i kaltër" tashmë kanë mbërritur 1.300 refugjatë nga Mitilena dhe Hiso, "Nisos Rodos" ka sjellë 1.372 njerëz nga Mitilena, Hios dhe Samos, ndërsa pritet të mbërrijë edhe trageti "Elefterios Venizelos" me edhe 1.771 refugjatë.
 
Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) kumtoi se në Greqi sivjet kanë hyrë 770.000 azilantë të cilët kërkojnë jetë më të mirë në vendet më të pasura të Bashkimit Evropian, ndërsa mbi 200 janë mbytur rrugës drejt Greqisë.
 
Sipas të dhënave të UNHCR-së, 58 për qind prej 768.916 personave të cilët kanë mbërritur në Greqi kanë qenë burra, 26 për qind fëmijë dhe 16 për qind gra. Rreth 60 për qind kanë thënë se janë sirianë.
 
Pothuajse të gjithë kanë mbërritur në ishujt grekë në pjesën lindore të Detit Egje me barka të stërmbushura për të cilat u kanë paguar trafikantëve të njerëzve nga Turqia. Këtë muaj mesatarisht në ditë mbërrijnë nga 3.800 njerëz, në krahasim me 4.560 aq sa kishin ardhur në nëntor./mia