Botë

Në Aeroportin e Prishtinës arrestohet një i dyshuar për terrorizëm

10.12.2015 13:29

Policia e Kosovës ka arrestuar dje edhe një të dyshuar për terrorizëm në Aeroportin Ndërkombëtar...

Policia e Kosovës ka arrestuar dje edhe një të dyshuar për terrorizëm në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë, informon "Koha Ditore".
 
Sipas  raportit të policisë, ai është arrestuar në bazë të fletë-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nën dyshimin se është i përfshirë në veprat Pjesëmarrje dhe organizim në grupet terroriste.
 
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në arrest./mia