Botë

Lavrov: Rusia dëshiron marrëdhënie më të mira me SHBA-në, por Bajden është për sanksione

10.12.2015 14:06

Rusia dëshiron që t'i përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në, por kjo nuk mund të bëhet derisa Administrata e presidentit Barak Obama...

Rusia dëshiron që t'i përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në, por kjo nuk mund të bëhet derisa Administrata e presidentit Barak Obama i mbështet sanksionet ekonomike kundër Moskës, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.
 
"Derisa nënpresidenti i Obamës, Xho Bajden shkon nëpër Evropë dhe rekamandon vazhdim të sanksioneve kundër nesh, duke mos marrë parasyshë sjelljen e Kievit nën presionin e Perëndimit, nuk do të mund të arrijmë çfarëdo qoftë marrëveshje", tha Lavrovi në intervistën për gazetën italiane "Republika".
 
Lavrov theksoi se forca të kombinuara ruse, amerikane dhe arabe në Siri janë të mjaftueshme që ta shtypin Shtetin Islamik, por përmendi se nuk është e mundur që të formohet koalicion nëse nuk arrihet marrëveshje për të ardhmen e presidentti sirian Bashar al Asad.
 
"Nëse partnerët në koalicionin potencial vazhdojnë të kërkojnë që të caktohet datë e largimit të Asadit nga skena, do të përgjigjemi se kjo është kundër ligjit dhe demokracisë", tha Lavrov.
 
Ai deklaroi se nuk e di ku është lideri i SHI-së Abu Bakër al Bagdadi, por shtoi se nuk ka informacion se organizata ka filluar që të infiltrohet në ushtrinë e Libisë.
 
Lavrov vlerësoi se vendimi i perëndimit që ta mënjanojë nga pushteti liderin libian Moamer Gadafi ka qenë gabim, por përmendi se Rusia e mbështetë planin e KB-së për vendosje të sërishme të stabiliteti në Libi.
 
SHBA-ja dhe BE-ja vendosën kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës vitin e kaluar. Ata gjithashtu e akuzojnë Moskën se i mbështetë separatistët proruse në Ukrainën lindore.
 
Lavrov dhe presidenti rusVladimir Putin javën e ardhshme do të bisedojnë për përleshjes në Ukrainë dhe Siri me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Keri.
 
Parapakisht të premten në Gjenevë është planifikuar mbledhje  e përfaqësuesve të Rusisë, SHBA-së dhe KB-së për Sirinë dhe luftën kundër SHI-së në atë vend./mia