Maqedoni
Lëndohet një vajzë në fatkeqësi të komunikacionit në rrugën Veles - Gradsko
10.12.2015 14:42
Një vajzë nga fshati Gabrovë në Dellçevë u lëndua në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur dje...

Një vajzë nga fshati Gabrovë në Dellçevë u lëndua në fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Veles - Gradsko, kumtoi policia.
Me automjetin "Ford Ferguson" ku ka qenë vajza, ka drejtuar R.R. (48). Ai e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Vajza u dërgua në spitalin e Velesit, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është mbajtur për shërim të mëtejmë.
Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer një ekip i SPB-Veles. Po ndërmerrem aktivitete për ndriçimin e rastit./mia
