Maqedoni
Padi penale për tre persona nga Miravci për plaçkitje
10.12.2015 14:47
Sektori për Punë të Brendshme Strumicë parashtroi padi penale kundër P.J (41), P.M (34) dhe Z.J (35), të tre nga fshati Miravc...

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë parashtroi padi penale kundër P.J (41), P.M (34) dhe Z.J (35), të tre nga fshati Miravc, për shkak ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale "plaçkitje" ndaj dy shtetasve të Marokut.
Pas denoncimit të ngjarjes, janë ndërmarrë masa për identifikim, gjetjen dhe kapjen e kryerësve. Të denoncuarit janë identifikuar, janë privuar nga liria dhe janë sjellë në Stacionin Policor në Gjevgjeli ku prej tyre janë marrë biseda zyrtare./mia
