Botë
Kandahar, sulmohet sërish aeroporti, 50 viktima
10.12.2015 14:51
50 viktima, mes të cilëve 38 civilë, 10 ushtarë afganë dhe dy policë...

Është ky bilanci tragjik i regjistruar në aeroportin e Kandaharit, pas një sulmi të talebanëve që zgjati rreth 26 orë.
Ministria e Brendshme njoftoi se sulmi u krye nga 11 terroristë, të cilët u vranë pas përballjes me forcat vendase.
Sulmi u krye thuajse njëkohësisht me fillimin e konferencës rajonale të sigurisë në Islamabad, në të cilën presidenti afgan, Ashraf Gani, bëri thirrje për ndihmë më të madhe rajonale në luftën me kryengritësit islamik.
Autoritetet kanë hasur jo pak vështirësi për të ndalur sulmet e militantëve që prej vitit të shkuar, kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO kryen misionin e tyre të fundit në Afganistan.
