Maqedoni

Zv ambasadori amerikan Putney, viziton sh.f “Ismail Qemali”

10.12.2015 15:02

Sot, në shkollën fillore “Ismail Qemali” ishte për vizitë zëvendës ambasadori i SHBA Bart Putney dhe Karolina Orton...

Sot, në shkollën fillore “Ismail Qemali”  ishte për vizitë zëvendës ambasadori i SHBA Bart Putney dhe Karolina Orton-koordinatore e programeve për  rini dhe arsim. Vizita u organizua me kërkesën e Ambasadës Amerikane në Shkup për të shënuar Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 
 
Zëvendës ambasodori  kishte  bisedë direkte me nxënës nga shkolla në fjalë-në gjuhë angleze me temë ,,Të drejtat e njeriut,,. Me dëshirën e nxënësve , zëvendës ambasadori  vizitoi bibliotekën e shkollës,kabinetin e informatikës dhe sallën sportive.
 
Zv ambasadori amerikan u nda i kënaqur duke thënë se nxënësit kishin njohuri të mira të gjuhës angleze dhe ishin shumë komunikativ dhe se është i gatshëm që në të ardhmen të realizojnë projekte dhe aktivitete të përbashkëta.