Mbyllet faza e grupeve e Champions League
Katalanasit qe luajtën me shume lojtare te rinj, pasi e kishin arritur kualifikimin para kohe shënuan te paret me Lionel Messin ne minutën e 20...

Katalanasit qe luajtën me shume lojtare te rinj, pasi e kishin arritur kualifikimin para kohe shënuan te paret me Lionel Messin ne minutën e 20, por tre minuta me vone gjermanet barazuan shifrat me ane te Hernandez.
Ne pjesën e dytë u luajt thuajse me një porte, ne atë te skuadrës katalanase, por gabimet e lojtareve vendas dhe pritjet e shkëlqyera te Ter Shtegen i mohuan kualifikimin Leverkusen që e mbylli grupin E me 6 pike, po aq sa Roma, por italianet grumbulluan 4 pike ne ndeshjet direkte.
Skuadra e Rudi Garsias gjithsesi zhgënjeu ne Olimpiko ne barazimin pa gola ndaj bjelloruseve te Bate Borisov. Kualifikim spektakolar per Arsenalin qe fitoi sfidën direkte te grupit F ne Greqi kundër Olimpiakos, duke kaluar per me tej si vendi i dyte ne grup pas krahëve te Bajern Mynih.
Anglezeve i duhej nje fitore me me shume se dy gola ne Athine dhe e bene ketë mese miri, duke shkëlqyer ne Karaiskaqi fale tre golave te realizuar nga Olivie Zhiru. Bajerni i Myhniut e mbylli me 15 pike fazen e grupeve, pasi mundi 0 me 2 ne Kroaci, Dinamo Zagreb me dygoleshin e Levandovskit.
Mbremja mjaft e mire e anglezeve u kompletua edhe nga triumfi i Chelsea ne shtëpi 2 me 0 kundër Portos, qe e çon skuadron e Murinjos ne 16 me te mirat e kontinentit, madje edhe si skuadër e vendit te pare. Autogfoli i Marcanos dhe realizimi i Uilliam i dhane fitoren e merituar skuadrës londineze.
Porto detyrohet te luaje ne Europe Lige, pasi vendi i dyte u sigurua nga Dinamo e Kievit qe mundi 1 me 0 ne shtëpi Makabi Tel Aviv.
Ne grupin H, pas Zenitit qe ishte kualifikuar para kohe si vendi i pare, siguroi kalimin per ne faze tjetër edhe kampionia e Belgjikës e Gent, e cila mposhti pikërisht ruset ne shtëpi 2 me 1, duke lëne jashtë Valencias, e cila gjithsesi nuk mundi te beje dot as detyrën ne shtëpi, pasi u mposht nga Lioni 0 me 2.
