Futboll
E. League, cilat do të jenë skuadrat e fundit të kualifikuara?
10.12.2015 15:18
Gjithcka është e qartë, tetë skuadrave të pozicionuara në vendet e treta në grupet e tyre respektive në Champions League...

Gjithcka është e qartë, tetë skuadrave të pozicionuara në vendet e treta në grupet e tyre respektive në Champions League do t’iu bashkangjiten edhe 24 ekipet që kualifikohen nga faza e grupeve në Europa League.
Në fakt përpara se të luhen takimet e fundit në fazën e grupeve janë plot 15 skuadra që kanë prenotuar vendin e tyre për në shortin e ditës së hënë, në Nyon të Zvicrës, ku do të mësohen 16 ciftet që më datat 18 dhe 25 shkurt të vitit të ardhshëm do të startojnë fazën e knock out-it. 24 ndeshjet e ditës së fundit do të luhen në oraret e zakonshme, me 12 takimet në Grupet A, B, C, D, E dhe F që do të luhen në kwto momente ndërsa 12 duelet e Grupeve G, H, I, J, K dhe L do të zhvillohen rregullisht në orën 21:05.
Në ndeshjet e orës 19:00, 9 skuadra do të luajnë ndeshjet e tyre për të kualifikuar katër ekipe, duke filluar nga Grupi A ku Ajaksi skuadra që ka fituar Kupën Uefa në vitin 1992 duhet të mundë në shtëpi Molden e kualifikuar, që ka nevojë për vetëm 1 pikë për të garantuar vendin e pare.
Në Grupin B Sioni ka nevojë për vetëm 1 pikë në shtëpi ndaj Liverpulit të kualifikuar për të zhvlerësuar cdo fitore të klubit rus Rubin Kazan në Francë ndaj Bordosë së pashpresë. Në Grupin C gjithcka është e qartë. Në Grupin D janë tre skuadrat që pretendojnë për t’iu bashkangjitur Napolit, ekipit të vetëm që fituar 100% të pikëve deri tani.
Edhe në Grupin E gjërat janë të qarta përsa i përket kualifikimit. Në 6 grupet e tjera që do të luajnë ndeshjet e tyre në orën 21:05 janë plot 10 skuadra që do të luajnë për të kualifikuar 5 ekipet e fundit.
Nëse në Grupin G Lazio dhe Sent Etieni janë kualifikuar. Në Grupin H gjithcka është e hapur dhe tre ekipe luajnë për dy vende. Sportingu duhet të mundë patjetër Beshiktashin në Lisbonë, ndërsa Lokomotiva e Moskës do të siguronte pjesëmarrjen e mëtejshme në rast triumfi në Elbasan Arena ndaj Skënderbeut. Në Grupin I Bazeli ka siguruar vendin e parë ndërsa Fiorentina e Paolo Souzës duhet thjesht të marrë një pikë në Firence ndaj Belenses.
Në Grupin J për Anderlehtin e Besnik Hasit mjafton që Monaco të mos fitojë në Londër ndaj Totenhemit të kualifikuar, sidoqoftë edhe nëse ndodh kjo një fitore në Bruksel ndaj Karabakut do të mbaronte punë.
Në Grupin K të dy ekipet janë të kualifikuar. Në fund në Grupin L Atletik Bilbao ka siguruar pozicionin e parë, ndërsa vendi i mbetur do të diskutohet në Beograd mes Partizanit dhe Augsburgut.
