Maqedoni
Komuna e Çairit, QPPS, OJQ dhe AP, fond për aftësimin e grupeve të margjinalizuara
10.12.2015 15:25
Për riaftësimin e grupeve të margjinalizuara në shoqëri të cilët më lehtë të vijnë deri te punësimi i tyre, Komuna e Çairit...

Për riaftësimin e grupeve të margjinalizuara në shoqëri të cilët më lehtë të vijnë deri te punësimi i tyre, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale, organizatat joqeveritare dhe Agjencinë për Punësim, ka fituar një fond rreth 10 milion denarë.
“Iu mundësojmë që të jeni më afër informatave dhe për këtë arsye do të hapet edhe një linjë telefonike e përhershme, e cila do të jetë në funksion të këtyre grupeve të margjinalizuara, mendoj se me këtë do të kontribuojmë pjesërisht në zbutjen e papunësisë të këtyre grupeve, që është një nga problemet kyçe në Komunën e Çairit dhe në të gjithë Maqedoninë”- deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Është një projekt ku do të ngremë vetëdijen e popullatës se kanë krah edhe nga institucionet, por edhe nga organizatat, që mund t’iu ndihmojmë atyre. Qëllimi kryesor i projektit është përfshirja e grupeve me nevojë në nivel komunal për një mirëqenie socio-ekonomike, kurse qëllimin specifik të projektit e dedikojmë që të promovohet për herë të parë në nivel komunal një pilot model ndërsektorial”- tha Mirlinda Bytyqi nga OJQ “Iniciativa për perspektivë evropiane”.
Pas 24 muajve, aq sa planifikohet edhe projekti, priten rezultatet, ku do jenë të punësuar 40 ekspertë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
