Maqedoni
Ndërtimi i largpërçuesit nga kredia e BERZh do ta lidhë Maqedoninë dhe Shqipërinë
10.12.2015 15:29
Me marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë të 37 milion eurove...

Me marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë të 37 milion eurove, zyrtarisht fillon realizimi i projektit për ndërtimin e largpërçuesit 400 kilovat, që do të lidhë sistemet e transmetimit të energjisë elektrike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Sistemet e transmetimit të energjisë elektrike do të lidhen përmes nënstacioneve të Manastirit dhe Elbasanit.
“Ky është një ndër projektet vitale në sferën e energjetikës, projekti i cili është përfolur për dhjetë vite. Andaj kam nderin dhe kënaqësinë se ajo e cila është përfolur dhjetë vite me radhë, sot konkretisht kemi rezultat konkret, kemi nënshkrim të një marrëveshjeje ku sigurohen mjete të cilat janë të nevojshme për realizimin e këtij projekti”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
“Ky projekt do të ndihmojë sektorin energjetik të Maqedonisë të integrohet në sektorin rajonal. Me këtë do të ndihmohet sektori energjetik që të jetë më i integruar, më efikas dhe më i sigurt. Kjo do të sigurojë një mbështetje për rritje të mëtejshme ekonomike të vendit”- tha drejtori i Berzh Holger Muent.
Është e planifikuar që në 2016-ën të punohet në dokumentacionin komplet teknik të projektit, ndërsa ndërtimi i objekteve elektroenergjetike do të realizohen në vitin 2019. Shuma e projektit është mbi 65 milion euro.
“Beneficionet kryesore të këtij projekti janë zmadhimi i kapacitetit të rrjetit përçues, përmirësim i sigurisë për furnizimin me energji elektrike, gjithashtu do të jepet mbështetje e fortë në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike në Evropën Juglindore”- theksoi drejtori gjeneral, Sinisha Spasov.
Përveç Bankës Evropiane, ky projekt do të mbështetet edhe nga BE-ja, me një grand në vlerë prej 12 milion eurosh, vepër e realizuar nga programi i IPA fondeve, njoftoi euroambasadori, Aivo Orav.
ERSAN PAJAZITI
