Maqedoni

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP promovuan udhëzues për investitorë

10.12.2015 16:04

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani, dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luisa Vinton...

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani, dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luisa Vinton, promovuan udhëzuesit për investitorë, koleksionet e zonave industriale dhe platformat e biznes-qendrave që janë të vendosura në rajonet planifikuese.
 
Sipas ministrit Shabani, bëhet fjalë për mënyra të reja të ofrimit të shërbimeve për biznes-sektorin në nivel rajonal dhe lokal përmes qendrave të biznesit të vendosura në tetë rajonet planifikuese. 
 
“Këto biznes-qendrat qysh prej fillimit kanë qëllim që politikat  zhvillimore të ministrisë dhe qeverisë t’i zbresë në nivel lokal. Rezultatet veç janë të dukshme nga puna e këtyre biznes-qendrave përmes mjeteve që po i zbatojnë në teren këto biznes-qendra, bëhet fjalë për regjistra  udhëzues elektronik, të cilët  i kanë biznes-qendrat, dhe në këto regjistra përfshihen të gjitha zonat industriale dhe ekonomike në kuadër të një regjini planor. Në këta regjistra janë të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”- deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani.
 
“Qendra e biznesit të rajoneve të planifikimit nga muaji prill të këtij viti kanë organizuar 28 ngjarje të ndryshme, e cila tërhoqi më shumë se 1.000 biznesmenë, të cilët ishin të informuar për investimet dhe mundësitë në dispozicion në nivel lokal”- tha përfaqësuesja e UNDP-së, Luisa Vinton.
 
Prioritet për Ministrinë e Pushtetit Vendor në vitin e ardhshëm është që të inkurajojë zhvillimin lokal dhe rajonal, me çka do të mundësohet zhvillimi më dinamik për komunat dhe përmirësimi i cilësisë së jetës nëpërmjet krijimit të vendeve të reja dhe shërbime më të mira për qytetarët. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ