Maqedoni
Thaçi takon Vajgëlin dhe Dolin, informon për ngecjet në Marrëveshjen e Përzhinës
10.12.2015 16:55
Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, në vazhdën e vizitës në Bruksel është takuar me deputetin e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël, njëherësh raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian...

Në këtë takim janë diskutuar temat aktuale politike në Maqedoni, konceptimi politik i PDSh-së në këtë drejtim dhe krizat etnike që paraqiten herë pas here.
“Mora konfirmim se të tre deputetët e PE-së, që janë raportues për Maqedoninë, do ta vizitojnë vendin tonë pas Vitit të Ri. Unë shpreha shqetësimin shumë të madh që kemi, vonesa në implementimin e Marrëveshjes së 14 korrikut, e në të njëjtën kohë kemi mungesë të hapjes së dialogut për çështjet e shqiptarëve në kuadër të këtyre bisedimeve”- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Lideri i PDSh-së, Thaçi, u takua edhe me kryetarin e partive popullore evropiane, Zhozef Dol, prej të cilit ka kërkuar dhe ka marrë konfirmim pozitiv që PDSh të bëhet pjesë e partive të djathta evropian, si grupacioni më i madh politik në Evropë.
GAZMEND REXHEPI
