Maqedoni
Kuvend, debat për krizën e migrimit si problem global
10.12.2015 17:47
Kriza e migrimit si problem global dhe lidhshmëria e ndërsjellë në Bashkimin Evropian ishin temat për të cilat u debatua në Kuvend...

Kriza e migrimit si problem global dhe lidhshmëria e ndërsjellë në Bashkimin Evropian ishin temat për të cilat u debatua në Kuvend në kuadër të seancës së Asamblesë Parlamentare në dimension parlamentar të Iniciativës Qendrore-Evropiane.
Me këtë rast kryeparlamentari, Trajko Vejlanovski, tha se vetëm në kuadër të bashkëpunimit rajonal të nivelit të lartë institucional mund të zgjidhen krizat e përbashkëta, duke vënë theksin në mungesën e solidaritet të BE-së me Maqedoninë, në menaxhimin e krizës me emigrantët. I të njëjtit mendim është edhe kryetarja e Komisionit Kuvendor për çështje evropiane, Ermira Mehmeti.
“Më duhet të theksoj patjetër se nga ana e BE-së kemi marrë shumë pak ndihmë dhe mjete për ballafaqimin me krizën e emigrantëve. Për këtë edhe në takimin e fundit në Bruksel kemi theksuar se Maqedonisë duhet patjetër t’i ndihmohet me mjete që të menaxhojë krizën me emigrantët”- deklaroi kryeparlamentari, Trajko Veljanovski.
“Maqedonia, si pikë hyrëse e rutës së emigrantëve, ka nevojë për ndihmë, që do të jepet në kohë dhe adekuate nga ana e BE-së, veçanërisht në kuptimin e dhënies së ndihmës financiare të mjaftueshme për menaxhim me krizës, si dhe për përforcimin e kapaciteteve të qendrave të pranimit të emigrantëve në shtet, me qëllim që të krijohet ambient për ballafaqimin e situatës serioze me emigrantët”- tha kryetarja e Komisionit Kuvendor për çështje evropiane, Ermira Mehmeti.
Evropa po përballet me kriza dhe ne si organizatë nuk kemi kapacitete që t’i zgjidhim këto probleme, por gjithsesi ne kontribuojmë në analizën dhe ndihmën e problemeve evropiane, theksoi zëvendëssekretari i përgjithshëm i IQE-së, Erik Crnoviç.
“Iniciativa Qendrore Evropiane ka për qëllim që të kontribuojë që të arrihet tejkalimi i krizës me emigrantë në këtë vit apo në këtë periudhë. Procesi me emigrantët na ka bërë të kuptojmë se kjo çështje kërkon zgjidhje sa më të shpejtë dhe nuk duhet të prolongohet”- theksoi zëvendëssekretari i përgjithshëm i IQE–së, Erik Crnoviç.
Prioritetet i Iniciativës Qendrore Evropiane janë integrimi i tërësishëm i Ballkanit në BE, si dhe zhvillimi i infrastrukturës energjetike dhe i transportit. Pas 13 viteve, Maqedonia këtë vit udhëheq me këtë iniciativë, anëtare të së cilës janë gjithsej 18 vende, prej tyre 10 shtete nga Bashkimi Evropian.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
