Maqedoni
Dibër, fillojnë punimet në aksin rrugor Ura e Boshkut
10.12.2015 18:12
Sot, në prani të kryetarëve të tre komunave, Dibër, Qendër Zhupë dhe Rostushit, ministri për Transport dhe Lidhje, Vllado Misajllovski...

Sot, në prani të kryetarëve të tre komunave, Dibër, Qendër Zhupë dhe Rostushit, ministri për Transport dhe Lidhje, Vllado Misajllovski, shpalli të hapur ndërtimin e rrugëve Ura e Boshkud deri në Dibër dhe Ura e Mollnicanit-Qendër Zhupë.
Janë 50 vite që pritet nga banorët e Dibrës për t’u rinovuar kjo rrugë, tha kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, tha se ne menjëherë kemi nisur punimet në rrjetin rrugor. Nga fshati Novo Sello deri në hanet e Mavrovës, aksi rrugor regjional Ura e Boshkut-Dibër dhe Ura e Mollniçanit-Qendër-Zhupë, ne si qeveri investojmë për rreth 30 kilometra në rrjetin rrugor me kosto rreth 6 milion euro, tha ministri Misajllovski.
Aksi rrugor Ura e Boshkut deri në Dibër përfshin gjatësi rreth 8 kilometra, ndërkaq, sipas drejtorit të Agjencisë për Rrugë, vitin e ardhshëm do të fillojnë punimet edhe në ndërtimin e rrugës Gajre deri në Kërçovë.
ATLI DEMA
