Botë

Në fokus të takimit Rama–Stoltenberg angazhimi i Shqipërisë kundër terrorizmit

10.12.2015 18:18

Angazhimet e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, kundër terrorizmit, kanë qenë në fokus të takimit të zhvilluar këtë të enjte në Tiranë...

Angazhimet e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, kundër terrorizmit, kanë qenë në fokus të takimit të zhvilluar këtë të enjte në Tiranë mes kryeministrit, Edi Rama, dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
 
Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, kryeministri Rama ka deklaruar se, Shqipëria ka mjetet e duhura për ta vijuar kontributin e saj për paqen në radhët e Aleancës dhe ka nënvizuar se, miratimi i strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit është një hap përpara në luftën me kërcënimin që vjen nga “Shteti Islamik”. 
 
LULJETA NDOKA