Botë

Reagimi ndaj klimës, Amerika i bashkohet përpjekjeve të BE

10.12.2015 19:58

Amerika iu bashkua bllokut europian dhe grupit të vendeve të tjera të përfshira në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje finale të klimës....

I ashtuquajturi “Koalicioni i ambicjeve të mëdha” përfshin tani mbi 100 shtete, si të pasura ashtu edhe vende në zhvillim. Përpos SHBA-ve, mbështetje për aleancën kanë ofruar dhe Norvegjia, Meksika e Kolumbia. 
 
Delegatët kanë diskutuar përgjatë gjithë natës mbi draftin e prezantuar dhe një version më i plotë pritet të paraqitet shumë shpejt.
 
Pretendimi kryesor është për një ujdi të qëndrueshme e ligjërisht detyruese, e cila të mund të rishikohet çdo 5 vjet./Top Channel